Telegrafi

Instrumentali i këngës “Sekreti” të Argjentina Ramosajt ka ngjashmëri me një këngë të bendit Rebel de Way

DJ Geek dhe Argjentina Ramosaj kanë publikuar ditë më parë projektin më të ri të përbashkët.

Dueti i dyshes vjen në këndim nga këngëtarja atraktive shqiptare e cila është në performim kryesor, ndonëse projekti mban firmën e “deejayt” të njohur.

“Sekreti” ishte titulluar kënga e fundit e dyshes, e cila ishte sjell së bashku me një video të veçantë.

Por, del që melodia e këngës të jetë e huazuar prej një bendi amerikano-latin, i cili është tejet i njohur ndërkombëtarisht.

Rebel de Way kishte publikuar para nëntë vjetëve këngën “Wanna Play” dhe instrumentali duket tejet i ngjashëm me këngën e dyshes.

Ndryshe, muzika është punuar nga Butrint Buçinca dhe Duja.

Videoklipi është realizuar në regji të Elena Kelmendit nga Imagine Films. /Telegrafi/