Roli i instruktorit në akademinë fizike të FSK-së në nivel të Kosovës, i ka ndihmuar goxha shumë edhe në rolin e trajnerit. Në klubin të cilin e udhëheq tash e tri vite, Llapi, që garon në Superligën e Kosovës, disiplina dhe puna është në nivelin më të lartë – si në ushtri, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kam arritur të krijoj nivel të lartë disipline, puna ime në akademi më ka bërë që të menaxhoj mirë me grupin”, thotë Batanina.
Trajneri Batatina ngul këmbë se në klubin e futbollit Llapi është krijuar një atmosferë e shkëlqyer dhe kjo po jep rezultate.
“Sukseset arrihen vetëm me punë të përbashkët dhe me atmosferë të mirë brenda grupit”, ka thënë Batatina.