Chespi Romero nga Salta e Argjentinës, e ka ngufatur një nxënës dhe ia ka humbur ndjenjat, derisa përpiqej të tregonte një tenknikë të re.
Derisa prezantohej si instruktor me eksperiencë i arteve marciale, ai injoroi kërkesën e nxënësit që të ndalonte, megjithëse ai rrahu pesë herë shtrojën në dysheme, transmeton Telegrafi.
Kur i humbi vetëdijen dhe përpëlitej I shtrirë, nisën aksionin për ta ndihmuar që t’i kthehej sërish gjendjes normale.
Raportohet se atë e kanë kontrolluar në spital, prej nga është lëshuar sepse gëzon shëndet normal.
Shoqata e arteve marciale, ka thënë se Romero është njohës I këtyre ushtrimeve, por nuk ka marrë lejen e duhur, që të praktikojë me nxënës. /Telegrafi/