Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes.
Mehaj ka bërë të ditur se stërvitjet kanë pasur të bëjnë me evakuimin mjekësor me helikopter, transmeton Telegrafi.
“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin ‘Bondsteel’, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane”, thotë Mehaj.
Tutje, ai ka shkruar “Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”. /Telegrafi/