Site icon Telegrafi

Institutit Riinvest: Numri i lindjeve po bie, emigrimi i të rinjve po rritet dhe jetëgjatësia po zgjatet

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), raporti i plakjes (popullsia e moshës 65+ në raport me popullsinë 0-14 vjeç) është më shumë se dyfishuar që nga viti 2011 dhe më shumë se katërfishuar që nga viti 1981, e cila është një rritje alarmante.

Kështu thuhet në një postim në rrjetin social në Facebook të Institutit Riinvest.

Sipas këtij Institutit Riinvest numri i lindjeve po bie, emigrimi i të rinjve po rritet dhe jetëgjatësia po zgjatet.

“Çfarë do të thotë kjo: më pak të rinj – më pak fuqi punëtore në të ardhmen. Presion mbi skemat e pensioneve dhe shërbimet sociale. Nevojë urgjente për politika që përmirësojnë arsimin për nevojat e tregut të punës, shtojnë punësimin dhe reformojnë skemat sociale e pensionale, për ta bërë Kosovën më atraktive për qytetarët dhe investitorët”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se Instituti Riinvest, në bashkëpunim me UNFPA Kosovo, po kryen një analizë për të shqyrtuar trendet demografike dhe për të identifikuar politikat që kanë nevojë të përditësohen karshi ndryshimeve të popullsisë me qëllim të mbështetjes së qëndrueshmërisë demografike. /Telegrafi/

Exit mobile version