Institutit për Ndryshim Global ka mohuar se Tony Blair paraqitet në emër të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë
Zëdhënësja e Institutit për ndryshim global ka mohuar se Tony Blair paraqitet në emër të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë si dhe se projekti i këtij instituti të ish-kryeministrit britanik nuk ka kurrfarë lidhjeje me çështjen e Kosovës.
Kjo i është kumtuar portalit ‘Kossev’ mbrëmë nga Instituti i Tony Blairit, ndërsa pasi që lideri i Partisë popullore të Serbisë dhe funksionari i Lidhjes për ndryshime, Vuk Jeremqi, ka deklaruar se ish kryeministri britanik Blair po negocion për Kosovën në emër të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
– Blairi absolutisht nuk paraqitet në emër të Qeverisë së Serbisë apo të kryetarit. Projekti i Institutit tonë nuk ka kurrfarë lidhjeje me çështjen e Kosovës – citon portali serb “Telegraf” kumtesën, të cilën e ka nënshkruar zëdhënësja e Institutit Julie Crowley.