Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.
Mustafa në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra, ka njoftuar ai, ndërsa epiqendra ishte në Malishevë-Uglar.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit”, ka thënë Mustafa.