Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës sot në ora 11:54 vendi ynë është lëkundur nga një tërmet që ka goditur Malin e Zi me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit, dhe është përcjell me disa tërmete (pasgoditje) me intensitet më të ulët 2.8-4 shkallë Rihter.
Në njoftim bëhet e ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte 64 km në lindje të Podgoricës, 24 km perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës.
Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim