Telegrafi

Instituti i Politikave Sociale thirrje Qeverisë së Kosovës për masën 15

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë vendim dhe të udhëzoj Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të gjithë aplikuesve të masës 15 për pagesën e 130 euro në muaj të iu njihet e drejta dhe ta mbyll si program të përkrahjes.

Shuma e nevojshme për mbulimin e pagesës nuk e tejkalon vlerën e 10 milionëve. Punëtorët e Qendrave për Punë Sociale janë duke u përballë me presion, kërcënime, ofendime të papara pa fajin e tyre.

“Nëse i shtohet edhe fakti i SMS të dërguar gabimisht, dhe presioni ndaj zyrtarëve të postës dhe QPS atëherë e vetmja mundësi mbetet pagesa uniforme e gjithë aplikuesve. Rreth 40 000 individë janë refuzuar dhe nëse të gjithë e shfrytëzojnë të drejtën e ankesës, do të kalojnë vite të tëra deri në trajtimin e ankesave.Masa 15 ka qenë e pamenduar dhe e dizajnuar mirë që nga fillimi”, thuhet në reagim.