Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni me rastin e ditës botërore të ujit (22 mars) ka vensosur të realizojë anketë për sigurinë e ujit për pije mbi shëndetin, në web faqen zyrtare – http://iph.mk/anketa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anketa është për qëllim që qytetarët të informohen për atë se çfarë është uji i sigurt për pije dhe cilat janë sëmundjet që lidhen me ujin e pasigurt.
Me këtë anketë Instituti do ta fillojë fushatën vjetorë me rastin e ditës botërore të ujit, si një nga masat parandaluese për të ruajtur ujin./Telegrafi/