Instituti për Mjekësi Transfuziologjike i Republikës së Maqedonisë sot e shënon 70 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast në Fakultetin e Mjekësisë do të mbahet konferencë shkencore, ndërsa në mbrëmje në objektin e ri të Teatrit Popullor të Maqedonisë do të mbahet solemnitet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë, ku do të marrin pjesë transfuziologëve të huaj, do të fokusohen në shërbimin e transfuziologjisë. Fjalim hyrës do të mbajë drejtoresha e Institutit për Mjekësi Transfuziologjike dr.Emilija Velkova. /Telegrafi/