Pasojat nga kriza politike në Maqedoni ndaj tregut të punës janë të pavolitshme, edhe pse shumë pak ndikuan në punësim dhe papunësi.
Kështu thotë hulumtimi i Institutit Ekonomik pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij raporti, ulja e papunësisë nuk është arritur nga rritja e punësimeve, por nga rritja e mos aktivizimit dhe emigrimit të të rinjve për në vende tjera.
Të dhënat tregojnë se në vitet e fundit, nga popullsia e aftë për punë, por joaktive, e moshës 15 deri 64 vjeçare, është më e theksuar tërheqja e personave joaktiv të moshës 20 deri 39 vjeçare.
Raporti shton se ndikimet nga kriza politike ndaj tregut të punës nuk mundet që plotësisht të identifikohen për shkak të mungesës së të dhënave të plota për vitet 2016 dhe 2017. /Telegrafi/