Site icon Telegrafi

Instituti gjerman hap shkollë për gladiatorë

“Për gladiatorët gati se nuk dimë asgjë”, thotë profesori i katedrës së institutit për periudhën e antikës Josef Loeffl, duke shtuar se personazhet nga filmat “Ben Hur” dhe “Gladiator” janë përplot mite dhe klishe.

Loeffl dhe bashkëpunëtorët e tij kështu dëshirojnë të shohin nëse djemtë e shekullit 21 munden të shndërrohen në gladiatorë.

Sfida nuk është fare e lehtë. Studentët nuk do të lejohen të hanë pica, hamburgerë ose patate të skuqura. Në meny ata do të kenë ushqim gladiatorësh – fasule dhe pemë.

Pas stërvitjeve gladiatorët e rinj do të dëshmojnë se çfarë kanë mësuar para publikut në parkun arkeologjik Carantunam në Austri. /Telegrafi/

Exit mobile version