Telegrafi

Instituti EdGuard: Është përgjegjësi e Komisionit të sigurojë hapësirë të mjaftueshme gjatë mbledhjeve

Instituti EdGuard ka kundërshton moslejimin e mediave në vëzhgim të mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Instituti EdGuard thekson se transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit.

“Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiq fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim. Komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Masat antiCOVID kufizojnë numrin e gazetarëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim

Ndryshe, për shkak të masave antiCOVID-19 sot është kufizuar numri i gazetarëve në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ku raportonte ministrja Arbërie Nagavci mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor.

Kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, kishte thënë numri është kufizuar për shkak të masave kundër coronavirusit. /Telegrafi/