Site icon Telegrafi

Institucionet shtetërore në Strugë në kushte mizore (Video)

Ndërtesa e cila ndodhet në qendër të Strugës, e ndërtuar që para luftës së Dytë botërore dhe që është para shkatërrimit ndodhen zyrat e shumë Inspektorateve shtetërore, përfshi atë të Arsimit, Byroja për zhvillimin e arsimit si dhe Byroja për mbrojtjen e fëmijëve. Në këto ambiente shërbehen më shumë se 60 mijë banorë të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna e Strugës presin që objekti në fjalë t’i kaloj nën kompetencat e tyre e më pas të ndërmarrin masat e nevojshme për rinovim.

Zyrtarët komunal gjithashtu njoftojnë se për rinovimin e objektit nevojitet transferimi i të gjitha birove në ndonjë vend tjetër, por pa saktësuar se ku do të zhvendosën këta zyrtarë që të mund të vazhdojnë ti kryejnë obligimet e tyre./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dN8EL5b0fOQ

Exit mobile version