Institucionet serbe nga të cilat varet mbijetesa e popullit tonë në Kosovë, nuk i ka shfuqizuar as Sulltan Bajaziti, e ato nuk do t’i heqë as Edita Tahiri.
“Reciprociteti mund të zbatohet nga palët qe janë të njohura ndërkombëtarisht, por Prishtina për ne s’është”, ka thënë drejtori i të ashtuquajtur zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Klan kosova.
“Serbia do të vazhdojë me financimin e institucioneve të saja në Kosovë dhe Asociacioni i Komunave serbe se shpejti do të formohet. kryeministri Aleksandar Vuçiq së shpejti do të vizitojë Kosovën”, shtoi Gjuriq gjatë vizitës së tij në fshatin Drijen në Zubin Potok, ku ka ftuar banorët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare serbe më 24 prill dhe ta mbështetin Aleksandar Vuçiqin.
Ai tha se “kur bëhet fjalë për vendimin e Qeverisë krahinore për Trepçën, do të përkujtoja se aty po flitet për diçka që nuk ka lidhje thelbësore me pasurinë e ndokujt pos të kreditorëve të Trepçës, që janë firma në pronësi të Republikës së Serbisë dhe të Qeverisë, përkatësisht të shtetit të Serbisë, e cila është pronarja më e madhe e Trepçës”, transmeton Koha.net.
“Dhe jo vetëm kjo. Ne kërkojmë që çështjet kontestuese për pasurinë të zgjidhjen. Sikur të na kthehej gjithë ajo që na është rrëmbyer nga pasuria, ku bëhet fjalë për subjekte ekonomike në Kosovë, populli ynë nuk do të kishte kurrfarë problemesh financiare dhe nuk do të kishte nevojë për shumë para me të cilat Serbia, me solidaritetin e vet, kontribuon që populli ynë të mbijetojë”, ka thënë ai.
Gjuriq ka theksuar se “nuk kërkojmë asgjë të huaj, kërkojmë vetëm atë që është jona”.
“Rezervat më të mëdha të Trepçës, sidomos pjesët e saj veriore janë nën territorin e Serbisë dhe se rezervat minerare, edhe nga Prishtina, nuk bën të vihen në pikëpyetje. Nuk do të lejojmë askënd ta prekë pasurinë tonë”, ka thënë ai.