Site icon Telegrafi

Institucionet kulturore në Tetovë mbeten pa energji elektrike (Video)

Këndi Amerikan në Tetovë rrezikon që të humb aktivitetet që zhvillohen aty, për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike, tash e dy muaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Faji për këtë situatë adresohet te Ministria e kulturës, e cila ende nuk i ka shlyer borxhet e energjisë elektrike.

Gëzim Sulejmani nga shoqata ”Aurora” deklaron për Alsat-M se shkaku i kësaj situate është mospagesa e faturës elektrike, që i takon Shtëpisë së kulturës në Tetovë, respektivisht Ministrisë së kulturës.

Edhe Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së kulturës, drejton gishtin kah Ministria e kulturës. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e kulturës e Tetovës të ballafaqohet me këtë problematikë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wqES3oZlaD8

Exit mobile version