Telegrafi

Institucionet kryesore të sigurisë me ushtrues detyre, subjektet politike thirrje për të mos u ngutur në emërime të reja

Tash e dy muaj AKI dhe Policia e Kosovës po funksionojnë më ushtrues detyre. Partitë politike kërkojnë që qeveria e re sa më shpejt duhet të zgjedh krerët e këtyre dy institucioneve të sigurisë.

Nga PDK, Fatmir Xhelili, ish-drejtues i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, mungesën e drejtuesve të këtyre institucioneve nuk e sheh si problematike.

“Besojmë se këto çështje dallojnë për nga ana juridike dhe ajo politike. Është fakt që AKI-së dhe Policisë u janë ndryshuar shumë shpesh drejtuesit kohëve të fundit dhe kjo nuk është e mirë për shkak të motivimit dhe pasigurisë së vetë vartësve të atyre institucioneve”, deklaroi Fatmir Xhelili për RTV Dukagjinin.

Ish-deputeti i LVV-së Sali Zyba thotë se nuk duhet ngutur të emërohen këta drejtues të institucioneve pa u zgjedhur institucionet e reja.

“Si subjekte politik ne kemi thënë se nuk duhet të ngutemi e të gabojmë si herëve tjera në emërime të pafavorshme për sigurinë e vendit kështu që çdo vendim duhet t’i takojë një legjislature të re”, deklaroi Sali Zyba.

Në fund të vitit 2020, kryeministri Hoti i kishte dërguar U.D Presidentes një emër për shef të AKI-së por që e njëjta ende nuk ka marrë ndonjë vendim në këtë drejtim. /Telegrafi/