Site icon Telegrafi

Institucionet e Kosovës janë stabile

Në ceremoninë me rastin e fillimit të javës së biznesit në Kosovë, kreu i ekzekutivit Hashim Thaçi tha se dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Republikës nuk ka pasur reflektime negative në punën e institucioneve të vendit.

Ndryshe, Java e biznesit në Kosovë do të zgjasë deri më 12 tetor dhe do të zhvillohet në pesë qendra të Kosovës. Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 50 ekspozues e prodhues kosovarë, që në këto ditë do të ofrojnë 20 për qind zbritje për blerësit.

Ky aktivitet është organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe është ndihmuar nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version