Një moment shumë tensionues është kapur nga kamerat e sigurisë brenda një shtëpie private në Florida, ku instinkti i një nëne tregoi më së miri se dashuria ndaj fëmijës është mbi të gjitha.
Bëhet fjalë për një vajzë të vogël e cila po luante në shtrat në dhomën e pritjes, derisa anëtarët e tjerë të familjes shiheshin duke u shëtitur nëpër shtëpi, transmeton Telegrafi.
Megjithatë foshnja në një moment humb baraspeshimin dhe rrezikohej të rrëzohej nga shtrati me kokë në dysheme. Por, ishte instinkti i të ëmës që e parandjeu rrezikun duke reaguar me kohë.
Ajo vrapoi me tërë forcën në drejtim të vajzës të cilën në sekondën e fundit arrin ta kap para se të përplaset në tokë.
E ky veprim i saj është duartrokitur nga të gjithë ata që e kanë parë videon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=v9kN8WOfxEk