Telegrafi

INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për të jetuar

Në rritjen e kostos të jetesës ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT indeksi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënon një rritje prej 1.7 për qind . Brenda këtij grupi rritja më e madhe vërehet tek frutat. Rritje janë shënuar dhe në çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit si dhe çmimet e karburanteve me 0.1 për qind.

Në inflacionin e muajit gusht është reflektuar dhe rritja e çmimit të ujit të pijshëm me 1.9 për qind gjë që ka ndikuar në rritjen e kostove të grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji. Niveli 3.5 për qind i inflacionit ndodhet brenda objektivit të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.

Pak ditë më parë Guvernatori i BSh-së Ardian Fullani tha se gjatë muajve të ardhshëm pritet stabilitet i çmimeve pasi sipas tij faktorët që ndikuan në rritjen e inflacionit, si zhvelërsimi i lekut apo ndikimi i çmimit të lëndëve të parë në bursa janë kalimtare. /Balkanweb/ Telegrafi/