Telegrafi

INSTAT: Sektori i ndërtimit në krizë

“Në sektorin e ndërtimit, volumi i shifrës së afarizmit ka rënie prej 31.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2009, rënia është 15.8 për qind”, thekson Instituti i Statistikave.

Industria përpunuese ka rënie me rreth 1.4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe rritje prej 13.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sektori me përfitime është ai i energjisë. Sipas INSTAT-it, sektori i energjisë paraqitet me rritje 31.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë. Shkak për këtë është bërë situata e reshjeve që solli prodhimin e lartë energjetik dhe shtimin e eksporteve. /Tch/Telegrafi/