INSTAT ka publikuar rritjen ekonomike të Shqipërisë për tremujorin e katër të vitit 2015.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2.15 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2014.
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,54 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,71 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,70 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,36 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 0,33 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,22 pikë përqindje.
Degët që kanë kontribuar negativisht janë aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me -0,56 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me -0,38 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,37 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me -0,09 pikë përqindje.
Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,31 pikë përqindje. /Telegrafi/