Telegrafi

INSTAT: Ndërtimi kushton më shumë

Në tremujorin e dytë 2010, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 128.69 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.2 përqindësh kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 0.2 për qind, kurse një vit më parë ky ndryshim ishte 0.04 për qind. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.3 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm, kurse indeksi i nëngrupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.4 për qind.

Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet e materialeve të ndërtimit dhe materialeve elektrike janë rritur përkatësisht me 0.4 dhe 2.7 për qind. Gjithashtu rritje kanë pësuar dhe indekset në nëngrupet “Shpenzime transporti” dhe “Shpenzime makinerie” përkatësisht me 1.4 dhe 0.2 për qind. /Tch/Telegrafi/