Telegrafi

INSTAT, inflacioni në rritje në Shqipëri

Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një rritje prej 4.9 për qind, brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 23.5 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Gjate muajit shkurt çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 3.2 për qind, “sheqer e ëmbëlsira” me 3.3 për qind, “vajra dhe yndyra” me 0.5 për qind, “qumështi djathë e veze” me 0.2 për qind etj

Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2.2 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimi i duhanit me 3.8 për qind.

Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.4 për qind, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.1 për qind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 1.1 për qind.

Indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.5 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.1 për qind.

Indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 2.2 për qind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjekësore u rriten me 1.6 për qind.

Indeksi i grupi “Transport” shënoi një rritje prej 0.6 për qind. Gjatë muajit Janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 për qind dhe çmimi i benzinës 1.3 për qind. /Tch/Telegrafi/