Telegrafi

INSTAT: Çmimet u rriten në kulmin e sezonit

Një vit më parë, inflacioni shënonte nivelin 2.2 për qind, kurse në gusht kishte pësuar rritje të ndjeshme.

Duke e nisur me grupin e “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike”, INSTAT vë në dukje se ka rritje të çmimeve me 1.7 për qind, ku brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 3.6 përqindësh vërehet në nëngrupin “Fruta”.

Çmimet e nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” sipas Top Channel, shënuan rritje prej 1.5 përqindësh, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të patëllxhanëve me 18.2 për qind, kastravecëve me 9.2 për qind, domateve me 8.7 për qind, specave me 2.9 për qind etj.

Nuk i shpëtuan krizës së çmimeve të larta edhe produktet e tjera bazë, si bulmeti, vaji, buka etj.

Kështu, vaji dhe yndyrat ndikuan në masën 3.3 për qind, buka dhe drithërat me 3 për qind, qumështi, djathi dhe veza me 1.7 për qind, kurse sheqeri dhe ëmbëlsirat me 1.1 për qind.

Edhe indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi rritje prej 0.5 përqindësh, brenda të cilit çmimet e pijeve alkoolike u rritën me 0.8 për qind.

Ndryshe u paraqit situata te sektori i veshjeve, që sipas INSTAT-it kanë pësuar ulje mesatare të çmimit me 0.5 për qind, ku mund të veçohet ulja e çmimeve të nëngrupit “Këpucë” me 1.6 për qind. /Telegrafi/