Telegrafi

INSTAT: Bien çmimet me 0.5 për qind

INSTAT deklaroi se çmimet në muajin korrik kishin pësuar një ulje të lehtë me 0.5 për qind, duke shënuar një nivel inflacioni prej 3.4 për qind, që konsiderohet ende i lartë, madje i rritur në krahasim me muajin qershor, që ishte 3.2 për qind.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha ndikimin më të madh në zbutjen e çmimeve, pasi shënoi një ulje prej 1.3 për qind, ku brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 8.2 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate dhe patatet”.

Sipas, INSTAT ulje çmimesh kanë pasur edhe patëllxhanët për 33.3 për qind, specat me 31.5 për qind, qepët me 26 për qind, domateve dhe trangujt.

Edhe çmimet e nëngrupit “fruta” shënuan një ulje prej 3.3 për qind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të shalqirit, me 17.8 për qind, pjeprit me 12.5 për qind, etj.

Ndërsa çmimet e disa frutave të tjera shënuan rritje gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë rritjet e çmimeve të kivit, limonëve dhe portokajve. /agjencitë/telegrafi/