Shqipëria po përjeton vitin më të bujshëm turistik. Rreth 3.4 milione të huaj kanë hyrë në vend në gjashtë muajt e parë të vitit një rritje kjo me 33% krahasuar me një vit më parë. Ky është edhe gjashtëmujori me më shumë të huaj të ardhur në Shqipëri.
Qershori ka shënuar po ashtu shifra rekord. Sipas INSTAT, rreth 1 milion të huaj hynë në vend, 15% më shumë sesa vjet.
Të huajt e ardhur nga Evropa vazhdojnë të kryesojnë, ndërsa rritje të konsiderueshme të interesit ka tek turistët e ardhur nga Amerika dhe Azia Lindore.
“Jam nga Katalonia. Kam ardhur në Shqipëri sepse jam shumë i interesuar për kulturën dhe artin këtu.”
“Jam nga Franca, isha në jug, ishte shumë bukur, plazhet aty ishin shumë të pastra.”
“Shqipëria ka qenë një vend që kam dashur gjithmonë të vizitoj.”
“Këtu çmimet janë shumë të lira, në krahasim me Norvegjinë janë mbi 30% më lirë.”
Pjesa më e madhe e të huajve kanë ardhur në Shqipëri për pushime dhe qëllime personale./Tv Klan/