Site icon Telegrafi

‘Instant brekë’ për ata që nuk kanë kohë

‘Instant-brekët’ vijnë në formë të tabletave dhe e tëra që duhet të bëni është që ta shkrini tabletën në një gotë ujë. Në prekje me ujin, besoni ose jo, tableta zgjerohet dhe mbathjet tuaja të brendshme janë gati për përdorim.

Problemi i vetëm është se brekët janë të lagështa. Por, më mirë të keni brekë të lagështa sesa të mos i keni fare.

Janë të thjeshta për përdorim, nuk pastrohen pasi janë për një përdorim, ndërsa mund të futen në çantë ose në xhep. Uniseks brekët janë të konservuara në një kuti të vogël metali, ndërsa madhësia është e përshtatshme për fëmijët dhe njerëzit me trup më të imët. /Telegrafi/

Exit mobile version