Apple ka lansuar përditësimin iOS 12.2.3 për iPhone, iPad dhe HomePad.
Megjithëse nuk është ndonjë përditësim shumë i kompletuar, mjafton që të largohen mundësitë e ndërhyrjes në softuerë si Message dhe CarPlay, transmeton Telegrafi.
Arsyeja kryesore e këtij përditësimi, është se u pamundëson hakerëve të kontrollojnë telefonatat në FaceTime dhe të ndërhyjnë në sistemin e Bluetooth.
Gjatë komunikimeve me pamje, hakerët shfrytëzonin disa hapësira të pakontrolluara, që të ndërhyjnë në sistemin e FaceTime.
Shfrytëzuesit e iPhone 5S, iPad Air dhe ata të gjeneratës së gjashtë të iPad Touch, ishin më të prekurit nga kjo ndërhyrje.
Me iOS 12.1.3 janë rregulluer edhe ndërhyrjet në Bluetooth, që kishin shfrytëzuesit e po njëjtave pajisje.
Autoritet e sigurisë së komunikimit, insistojnë që të instalohet menjëherë ky përditësim, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik i ndërhyrjeve të paautorizuara. /Telegrafi/