Site icon Telegrafi

Instaloi një armë që të aktivizohet nëse hyn ndonjë plaçkitës, pronari e pësoi vet

Ronald Cyr nga Maine e Shtete të Bashkuara, e ka pësuar vet nga instalimi i një arme, që e kishte vendosur vet.

Pronari 65-vjeçar, e ka telefonuar policinë për të treguar se është qëlluar me një plumb, ndërsa nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve, pasi u dërgua në spital, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ai e kishte instaluar një sistem sigurie, që përfshinte një armë, e cila do të aktivizohej nëse dikush hyn në pronën e tij.

Nuk dihen se si ndodhën rrethanat, por ishte vet pronari që ra viktimë e këtij kurthi, që kishte ngritur për të rritur sigurinë e pronës.

“Pas një hetimi të detajuar, u mësua se Cyr u qëllua pa qëllimshëm nga një pajisje, të cilën e kishte instaluar vet”, thuhet në raportin e policisë. Por, nuk bëhet e ditur, se si dukej ky instalim.

Këto instalime që nuk janë aq të shpeshta, konsiderohen si ilegale dhe bëhet thirrje që të mos vendosen. /Telegrafi/

Exit mobile version