Site icon Telegrafi

Instalohet në ISS “Zbuluesi i Hapësirës”

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të NASA-s, të cilët shpjegojnë se ky magnet gjigand prej 2 miljadrë dollarësh, i instaluar në pjesën e djathë të ISS përmes krahëve rrobotik, do të shërbejë për të zbuluar origjinën e galaktikës sonë, ku përfshihet edhe krijimi i planetit ku ne jetojmë, Tokës.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, gjatë kësaj jave do të zhvillohen teste për t’u siguruar nëse ndonjë pjesë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është dëmtuar gjatë instalimit të kësaj pajisje.

Për të ndërtuar këtë pajisje të quajtur “Zbuluesi i Hapësirës”, që thënë në fjalë të thjeshta është një magnet gjigand, kanë punuar të paktën 600 shkencëtarë të NASA-s për rreth 17 vjet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version