Telegrafi

Installous vendos të mbyll shërbimin

Ekipi i zhvilluesve, Hackulous sot në faqen e saj ka njoftuar për mbylljen e Installous. Prandaj, prej sot, dyqani pirat i aplikacioneve nuk do të punojë më, dhe të gjithë ata që do të mundohen të qasen në të, do t’i shohin këto mesazhe: "Outdated version. Installous ëill noë terminate" apo "API Error, ose API unavailable."

Për vite me radhë, Installous ka ofruar qasje të ploë në mijëra aplikacione me pagesë të sistemit operativ të Apple, iOS, për të gjithë që kishin pajisjet e tyre iPhone iPod, ose iPad me jailbreak. 

Në njoftimin e Hackulous thuhet “me keqardhje ju njoftojmë se Hackulous po ndërpritet. Pas shumë vitesh, komuniteti ynë ka stagnuar dhe forumet tona janë bërë pasive, prandaj është vështirë t’i mbajmë gjallë”. / Telegrafi /