Telegrafi

Instalimi më i thjeshtë i Windows 8

Shfrytëzuesit jo me aq shumë përvojë mbindërtimin e SO do të mund ta nisin me klikim të thjeshtë në fajllin .exe. Shfrytëzuesit e avancuar ende do të mund të bëjnë boot nga mediumi DVD ose USB memoria me cilën gjë gjatë do të marrin më shumë opsione gjatë instalimit. Numri i ekraneve për futjen e informatave është zvogëluar, e në procesin e instalimit është integruar Upgrade Advisor dhe Easy Transfer.

Gjithashtu, SO do të jetë i optimizuar për distribucion përmes Internetit, kështu që më nuk do të ketë nevojë për mediumet fizike. Natyrisht, ata të cilët dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë, versionin e ri të Windowsit do të kenë mundësi ta blejnë në DVD.

Më shumë rreth kësaj teme mund të lexoni në blogun zyrtar të Microsoftit. /Telegrafi/