Telegrafi

Instalacion i frymëzuar nga “Pallati i ëndrrave”: Galeria Kombëtare e Arteve mbulohet me thasë jute

Në mëngjesin e 26 nëntorit, pas tërmetit që përshkroi Shqipërinë, kryeqytetasit panë se ishte mbuluar me thasë jute të kafenjtë edhe Galeria Kombëtare e Arteve.

Dilemës së tyre se çfarë kishte ngjarë apo nëse ka pësuar dëmtime në strukturë godina 45-vjeçare e artit, përfaqësuesit e këtij institucioni i përgjigjen duke thënë se “është thjesht një vepër arti”. Bëhet fjalë për “Pallatin e ëndrrave” të artistit Ibrahim Mahama, që ishte konceptuar për t’u inauguruar në datë 27 nëntor, në kuadër të ekspozitës “Tirana Durim”.

Por çfarë është kjo vepër arti me thashë jute frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë “Pallati i ëndrrave”? Vepra synon të paraqesë kontradiktat,paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme.

Ibrahim Mahama ka lindur më 1987 në Tamale të Ganës, ku jeton dhe vepron.

Ekspozita “Tirana durim” nga data 11 dhjetor do të jetë e hapur edhe për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve. /Shqiptarja/