Telegrafi

Instagrami vendos Era Istrefin si “Giphy”

Era Istrefi padyshim që do ta mbajë mend këtë vit, si më të suksesshmin në karrierë.

Këngëtarja jonë pos këngëve që po sjell dhe po shndërrohen në hite botëore, po vazhdon të mbajë edhe koncerte.

Por, së fundi këngëtares sonë rrjeti social Instagram i ka përgatitur edhe një befasi të veçantë.

Në fakt, figura me fytyrën e bukuroshes sonë tashmë është vjen edhe si ‘giphy’ në rrjetet sociale.

Theksojmë se këngëtarja së fundi ka sjell edhe dy këngë të reja pas paraqitjes në ceremoninë përmbyllëse të botërorit Rusia 2018.

Lexo po ashtu Era Istrefi me pozë atraktive, vë në pah këmbët e gjata

Fillimisht e solli projektin ‘Prisoner’, të xhiruar në Xhamajka dhe më pas bashkëpunoi me Konshens, ‘Oh God’.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/