Site icon Telegrafi

Instagrami ua ofron të gjithëve mundësinë e bllokimit të atyre që merren me bulizëm

Platforma e shpërndarjen e fotografive Instagram, nga java e ardhshme do të ofrojë një mundësi përdoruesve, që t’i bllokojnë ata që merren me bulizëm apo kanë sjellje të papërshtatshme.

Të gjithë përdoruesve të këtij aplikacionit, iu mundësohet që të “kufizojnë” përdoruesit, që përfshihen në këto sjellje të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

Kjo mundësi, që për herë të parë u prezantua gjatë verës, ka për qëllim të sigurojë një hapësirë të mesme mes bllokimit të hapur – meqë bllokimi i plotë, konsiderohet se do i shkaktonte bulistëve përshkallëzimin e sjelljeve të këqija –  dhe të mos bëjnë asgjë.

Nëpërmjet këtij kufizimi, iu pamundësohet të tjerëve të shohin këto komente, por jo edhe atij që i ka shkruar.

Sipas Instagram, ky është një veprim konkret që ndalon bulizmin, duke mos shkaktuar konfrontim ndaj atij që i ka shkruar, ndaj të tjerëve, që do e shpërndante edhe më tej materialin e papërshtatshëm.

Personi që është bllokuar, nuk do ta kuptojë se kush e ka ndërmarrë këtë veprim, në mënyrë që të mos ketë kërcënime të mëvonshme.

Megjithëse nuk është metoda më e mirë, Instagram pretendon se është në hap me ndalimin e bulizmit, derisa pritet që në të ardhmen të përshtatet edhe më mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version