Instagram ka hequr aplikacionet e tij të pavarura Boomberang dhe Hyperlapse nga App Store i Apple dhe Google Play, siç raportohet nga TechCrunch.
Heqja vjen menjëherë pas njoftimit të 28 shkurtit nga Instagrami se do të ndalonte mbështetjen e aplikacionit IGTV.
“Ne kemi hequr mbështetjen për aplikacionet e pavarura Boomerang dhe Hyperlapse për të përqendruar më mirë përpjekjet tona në aplikacionin kryesor”, tha zëdhënësja e Instagram, Christine Pai.
“Boomerang ende është aktiv brenda aplikacionit në Stories. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyra të reja që njerëzit të jenë kreativ dhe të argëtohen në Instagram”.
Aplikacioni i Boomerang-ut ishte lansuar për herë të parë në vitin 2015 derisa Hyperlapse në vitin 2014. /Telegrafi/