Telegrafi

Instagrami ka vënë reklama edhe në një pjesë ku nuk kishte më herët (Foto)

Të gjithë e kemi ditur, se do të vendosen reklama edhe në këtë pjesë, që është shumë e shfrytëzuar.

Rrjeti social Instagram, ka bërë të ditur ditë më parë, se do ta përdorë pjesën e Explorer, për të përfituar nga reklamat, transmeton Telegrafi.

Në fillim reklamat nuk do të shihen, mirëpo sapo përdoruesi të klikojë në ndonjë fotografi, do të shoqërohet me imazhe tjera kur rrëshqasin, që i përkasin të njëjtës kategori.

Deri më tani, reklama ka pasur në faqen kryesore dhe në hapësirën e storieve, ndërsa tani do të ketë edhe në Explorer, si pjesa ku nuk kishte më parë dhe gjithçka bëhej pa ndonjë imponim.

Raportohet se kjo pjesë e Instagramit, shfrytëzohet rreth 20 për qind nga përdoruesit, që është mundësi e mirë për përfitim.

Zyrtarë të Instagram, kanë bërë të ditur, se përdoruesve iu ofrohen vetëm reklama, bazuar në interesin e tyre, konkretisht ato që ata i klikojnë dhe pëlqejnë. /Telegrafi/