Telegrafi

Instagrami iu shfaqë disa llogari më shpesh, së shpejti do të mundësojë të shihen se cilat janë ato

Nëse në menynë tuaj të Instagramit, duket se pa pushim iu shfaqen të njëjtit njerëz, ka një arsye të mirë për këtë.

Pasi që, Instagrami ka bërë të ditur se shfaqë disa njerëz, më shpesh se të tjerët, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive, ka krijuar një tipar të ri, që iu shfaq më shumë prej atyre që ndiqni, si dhe ata me të cilët keni ndërveprime më të mëdha.

Tipari që do të lansohet së shpejti, që do t’ju mundësojë të shihni se cilat janë ato llogari që i ndiqni më shpesh, mund të shihet në listën e atyre që i ndiqni në profilin tuaj.

Me anë të këtij përditësimi, Instagram po mundohet që t’i mbajë përdoruesit sa më të kënaqur, pas lansimit të kërkimit të kërkimit kronologjik më 2016 dhe zëvendësimit të tij me algoritëm.

Duke insistuar se nuk e fshehë asnjë llogari dhe nuk dëshiron të vë në hije askënd, Instagram ka bërë të ditur se me anë të këtij opsioni, dëshiron t’ju ofrojë shikuesve të shohin çfarë ata dëshirojnë.

Kur të rrëshqitni në Instagram, iu shfaqen postimet nga të gjithë njerëzit që i ndiqni, mirëpo disa janë të veçuara më lartë dhe shihen më shpesh.

Me mundësinë e re, ju mund t’i shihni se cilët janë këta njerëz, por nuk mund të bëni asgjë, vetëm të mos i ndiqni më nëse nuk iu pëlqejnë. /Telegrafi/