Instagrami ka fshirë llogarinë zyrtare të PornHub pasi presioni nga aktivistët kundër faqes po rritet.
Lajmi u raportua fillimisht nga Variety, që vë në dukje se në kohën e fshirjes, llogaria në Instagram e PornHub kishte rreth 13.1 milionë ndjekës dhe 6,200 postime, transmeton Telegrafi.
Llogaria postoi përmbajtje të sigurt për punë që promovonte videot dhe interpretuesit e ndryshëm të PornHub.
PornHub ende operon llogari të njohura në platforma të tjera të medieve sociale sikurse Twitter.
Nuk dihet se pse kompania mëmë e Instagramit, Meta, hoqi llogarinë, megjithëse imazhet e shpërndara nga aktivistja kundër PornHub, Laila Mickelwait sugjerojnë se llogaria u hoq për shkelje të udhëzimeve të komunitetit të Instagramit. /Telegrafi/
Instagram: “We removed Pornhub’s account…”
Have a good weekend. pic.twitter.com/o9rIDlGyBa
— Laila Mickelwait (@LailaMickelwait) September 3, 2022