Site icon Telegrafi

Instagrami e ka bërë më të lehtë kthimin prapa të një llogarie të hakuar (Foto)

Llogaritë e hakuara janë një problem i madh në të gjitha rrjetet sociale, ndërsa Instagram e ka bërë një hap para për llogaritë që e kanë pasur këtë problem.

Kompania ka bërë disa ndryshime në sistemin e sigurisë, një vit pasi u raportua një valë hakimesh bizare, nëpër llogari të ndryshme, të cilat pronarët nuk mundën t’i kthejnë më kurrë prapa, transmeton Telegrafi.

Me ndryshimet e reja, që janë në fazat e fundit të testimit, përdoruesi do të ketë mundësi që direkt nga aplikacioni, të kthejë prapa profilin e vet.

Kur dikush nuk mund të hyjë në llogari, Instagram ofron qasje nëpërmjet emailit apo numrit të telefonit, ndërsa mund të kërkohet ndihmë edhe në hapësirën e caktuar.

Në atë moment, Instagram dërgon të dhënat e duhura me anë të mesazhit në telefon, apo nëpërmjet emailit, ndërsa mbyllë llogaritë e hapura në pajisje tjera.

Kjo mund të tingëllojë e thjesht, mirëpo nëse hakeri ka vepruar më shpejtë dhe e ka ndryshuar emailin apo numrin e telefonit, atëherë kjo procedurë do ishte e kotë.

Njohësit e teknologjisë, kërkojnë nga Instagram që të bëjnë më shumë rreth rritjes së sigurisë, duke e njoftuar përdoruesit, për çdo ndryshim të mundshëm në llogarinë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version