Telegrafi

Instagram zgjat videot deri në 60 sekonda

Përdoruesit e Instagram do të shohin shumë më shumë përmbajtje nga përdoruesit e tyre, në videot e tyre përkatësisht.

Rrjeti social në pronësi të Facebook, Instagram sot ka njoftuar se po e zgjeron limitin e videove në shërbimin e saj deri në 60 sekonda.

“Ne duam të sjellim më shumë argëtim, fleksibilitet, dhe mënyra kreative për të shikuar video në Instagram” ka thënë kompania në njoftimin e saj. “Së shpejti, ju do të mund të shihni video deri në 60 sekonda”.

Kjo është një rritje domethënëse e gjatësisë së videove në Instagram, sepse rrjeti social deri më tani lejonte vetëm 15 sekonda video, dhe jo më gjatë se kaq.

Megjithatë, edhe videot e shkurtra të Instagram kanë bërë që rrjeti social fillimisht i njohur për fotografi të zgjerohet dhe të rritet mjaftueshëm.