Site icon Telegrafi

Instagram ua mundëson përdoruesve të raportojnë informatat e rrejshme

Deri më tani, Instagram nuk ka bërë asgjë për të larguar informatat e rrejshme, ndërsa tani e ka bërë një hap të rëndësishëm edhe pse duhet angazhim edhe më të madh.

Në këtë platformë të shpërndarjes së fotografive, ka shumë lajme të rrejshme dhe informata dezinformuese, derisa zyrtarët kryesor ende nuk kanë bërë asgjë, transmeton Telegrafi.

Kur është hasur në imazhe që përmbanin ofendim dhe gjuhë të urrejtjes, ka pasur mundësi të raportohen, deri ka kaluar shumë kohë derisa është larguar ajo fotografi.

Verifikuesit e fakteve në anën tjetër, nuk kanë munduar pa përdoruesit individualë, të punojnë në largimin e këtij fenomeni. Mirëpo, tani ofrohet edhe opsioni që tregon se është informacion i rrejshëm dhe nuk ka asgjë të vërtetë, duke e bërë më të lehtë largimin.

Opsionin që e ka shtuar Instagram, vjen në kohën kur edhe Facebook është duke punuar shumë për rritjen e sigurisë në rrejt dhe lajme më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version