Reklamat e ndryshme që i shihni në llogarinë e Instagramit, zakonisht kanë të bëjnë me ju, sepse janë mbledhur në bazë të kërkimeve që bëni.
Të gjitha këto, përpunohen nga sistemi i rrjetit social dhe secilit i shfaqen reklama, që zakonsisht lidhen me tad he iu interesojnë, transmeton Telegrafi. Kohë me parë, Instagram ka bërë të ditur, se si mund të shikohet lista e gjërave, që mendohet se i pëlqen dhe lidhen me secilin përdorues, ndërsa tani është bërë si trend viral.
Fakti se në listë ka edhe gjëra që nuk lidhen me atë përdorues, e ka bërë rezultatin shumë të papritshëm, për shkak se si ka mundur të përfshihet. “Në listën time ka edhe grepa peshkimi, ndërsa ka vite që nuk kam qenë në peshkim. Portret i dua, por jo edhe edhe muzikën techno, që nuk mund ta dëgjoj” ka thënë një prej praktikuesve të këtij opsioni.
Raportohet se lista me këto gjëra, mund të bëhet duke marrë të dhëna edhe nga Facebook dhe WhatsApp, që janë në një kompani të përbashkët. Lidhja në rrjete rrjete të treta, nëpërmjet Facebook dhe lënia hapur e llogarive, janë shkaktarët tjerë të përpilimit të kësaj liste. /Telegrafi/
NEW GAME!
1. On your @instagram, click Settings > Security > Access Data > Ads.
2. Laugh at how wildly off-base the results are.
3. Share the most ridiculous results below.Some of my best are “Plastic,” “Emotion,” “Woman,” and something called “Netmums.” #InstagramAds
— Eric Ginsburg (@Eric_Ginsburg) June 1, 2019