Përpjekje e re nga Facebook, që ta imitojë Snapchatin, duke sjellë opsione të reja
Kësaj rradhe, një opsion të Snapchat, Facebook e ka koncentruar te Instagram, për ta bërë sa më të afërt për moshat e reja, transmeton Telegrafi.
The Verge raporton se Instagrami po e teston opsionin Threads, që është një aplikacion i ndarë dhe përbëhet vetëm nga miqtë e ngushtë të përdoruesit.
Rrjeti social do ta sjellë këtë opsion të ngjashëm me Snapchat, si një mundësi konstante e përdorimit ndërmjet përdoruesve , të cilët mund të komunikojnë në mënyre private.
Në fotografimet e ekranit, shihet se në të shfaqen storiet e miqve, si dhe statuset e tyre të shpejta. Këto statuse bëhen në mënyrë automatike, për të treguar gjendjen momentale si lokacionin dhe atë se çfarë janë duke bërë.
Deri më tani, Threads është duke u testuar nga punonjësit e Facebook, ndërsa nuk dihet se kur Instagrami do të vendosë ta lansojë. /Telegrafi/