Burime të revistës Ad Age kanë bërë të ditur se Instagram ka arritur marrëveshje për reklamim me agjencinë globale Omnicom, vlera e së cilës arrin deri në 100 milionë dollarë.
Për të gjithë ata që i kanë mbajtur në mend shifrat e shitjes së shërbimit tek Facebook, kjo përbën 10 për qind të shumës të cilën rrjeti më i madh social në botë e kishte paguar për përvetësimin e Instagram, në vitin 2012.
Me fjalë të tjera, nëse Instagram vazhdon të nënshkruajë marrëveshje të tilla, nuk do të shkojë shumë gjatë derisa Facebook ta nxjerr investimin e saj nga blerja e shërbimit të fotografive./ Telegrafi /