Site icon Telegrafi

Instagram do të largoj llogaritë e rrejshme nga platforma

Tani Instagram është zotuar se do të ndalojë përdoruesit e rrejshëm nga rritja e popullaritetit të tyre, të cilët blejnë ndjekës dhe përdorin aplikacione të dyshimta për ta bërë të duket sikur ata kanë një audiencë të madhe.

“Kohët e fundit kemi parë që llogaritë përdorin aplikacione të palëve të treta për të rritur në mënyrë artificiale audiencën e tyre”, shkruan në njoftimin e platformës. “Duke filluar nga sot, ne do të fillojmë të heqim pëlqimet joautentike, ndjekjet dhe komentet nga llogaritë që përdorin aplikacione të palëve të treta për të rritur popullaritetin e tyre.”

Instagram do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar llogaritë që i konsideron fajtor për aktivitetin “joautentik”. Njerëzit që drejtojnë këto profile së pari do të marrin një mesazh në aplikacion duke u thënë se aplikacioni ka hequr pëlqimet e tyre të rreme, pasuesit dhe komentet.

Atyre gjithashtu do t’u kërkohet të ndryshojnë fjalëkalimin e tyre për të siguruar llogarinë e tyre, sepse detajet e tyre të identifikimit shpesh dorëzohen tek aplikacionet e palëve të treta, të cilat pastaj punojnë për t’i bërë ato të duken më të njohura.

“Që nga ditët e para të Instagram, ne kemi zbuluar dhe kemi hequr llogaritë e rreme për të mbrojtur komunitetin tonë,” thuhet në postimin e Instagram. “Përditësimi i sotëm është vetëm një hap tjetër për të mbajtur Instagram një komunitet të gjallë ku njerëzit lidhen në mënyra autentike.

Do të kemi më shumë informacione në javët e ardhshme mbi masat shtesë që po ndërmarrim për të trajtuar aktivitetin e pa autorizuar në Instagram. ‘ /Telegrafi/

Exit mobile version