Telegrafi

Instagram tani lejon importimin e videove

Në versionin e ri janë shtuar veglat për ta redaktuar videon, në mënyrë që vetëm pjesët më të mira të videos të shfaqen, për shembull, ju mund ta prisni një klip për të paraqitur vetëm pjesët ku ka aksion.

Azhurimi origjinal sjell mbështetjen për video në Instagram, ndërsa për përdoruesit e Android kërkon që versioni i sistemit operativ të jetë mbi Android 4.1.

Ndërsa për përdoruesit e iPhhone, Instagram ka shtuar edhe funksionin e drejtimit të fotografive. Së shpejti, versioni i ri i aplikacionit të Instagram do të jetë në dispozicion për shkarkim nga platformat e famshme mobile, si iOS dhe Android. / Telegrafi /