Së fundmi, Facebook ka shtuar tipare të reja në Instagram kohë pas kohe dhe ky trend duket se nuk do të ndalet.
Tani, Instagram ka edhe ‘stickers’. Mund të duket pak e çuditshme se si Facebook nuk ka shtuar më herët ‘stickers’ në Instagram, pasi që kompania është në përpjekje të vazhdueshme të bëjë aplikacionin e tyre sa më konkurrues me Snapchat.
Megjithatë, ‘stickers’ janë pjesë e Instagram-it tashmë. Përdoruesit mund të shtojnë ‘stickers’ në storiet e tyre në Instagram, duke bashkangjitur fotot ose videot e tyre. Pasi të keni shkrepur foton apo videon tuaj, do të gjeni pullën për ‘stickers’ afër mjeteve të tekstit dhe të vizatimeve.
Opsionet e ‘stickers’ bazohen në lokacion, kohën dhe motin. Vetëm vendosni lokacionin tuaj dhe më pas mund të aplikoni ‘stickers’ që dëshironi. Njerëzit që shohin storiet e juaja mund të klikojnë në ‘sticker’ dhe të marrin më shumë informacione për lokacionin e tyre.
Figurat e reja mund t’i lëvizni nëpër foto/video, t’i rrisni ose t’i zvogëloni dhe të shtoni sa më shumë që dëshironi prej tyre.
Këto dhe tipare të tjera të reja, janë pjesë e Instagram 10.3 që tani ka dalur në Android dhe iOS. Në iOS, e gjithë storia juaj e 24 orëve të fundit mund të ruhet në galerinë tuaj si një video e vetme.